Portugalia është ndalur me një barazim pa gola (0-0) në ndeshjen e Grupit A kundër Republikës së Irlandës që e zhvilloi në udhëtim në Aviva Stadium.
Andre Silva pati një mundësi të mirë në minutat e para, derisa në vazhdim pati një dyshim të prekjes së topit me dorë në zonë nga irlandezët, por gjyqtari e vazhdoi lojën.
Chiedozie Ogbene rrezikoi në fund të fraksionit të parë që u mbyll pa prekjen e rrjetave në asnjërën anë.
⏸ Nulo em Dublin. Vamos ao golo ⚽ na segunda parte! pic.twitter.com/2mNT7Hp8Xc
— Portugal (@selecaoportugal) November 11, 2021
Cristiano Ronaldo u tregua i rrezikshëm me kërcimin e tij me kokë në pjesën e dytë, por topi shkoi jashtë.
Në vazhdim, Pepe u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (82’), derisa Will Keane e futi topin në rrjetë për irlandezët që u anulua për ndërhyrje të palejuar.
Përsëri Ronaldo tentoi t’ia siguronte fitoren skuadrës së tij, por nuk ia doli dhe ekipet u desh t’i ndanin pikët.
⏹ Final de jogo, empate na Irlanda. Foco no último jogo da Qualificação. 🌍🏆
🇮🇪 0⃣-0⃣ 🇵🇹 pic.twitter.com/SMnffVuASS
— Portugal (@selecaoportugal) November 11, 2021
Portugalia është në krye të Grupit A me 17 pikë, aq sa ka edhe Serbia në vend të dytë, ashtu që në xhiron e fundit do ta zhvillojnë ‘finalen’ mes tyre. /Telegrafi/