Site icon Telegrafi

Gabon pa dashje, popullarizohet në rrjetet sociale (Foto)

Ty dhe Sam nga Los Angeles i Shteteve të Bashkuara, kanë qenë duke shëtitur në plazh, kur një burrë i paemëruar iu ka ofruar t’ju bënte fotografi.

Por, në vend se të kapte në kuadër çiftin e të sapomartuarve, ai i ka bërë pa dashje disa ‘selfie’ dhe më pas ka menduar se pajisja nuk po punon, transmeton Telegrafi.

Në vend të çiftit fotografoi vetën

Pasi ata e kanë postuar imazhin ku tregohet për gabimin që ka bërë, shumë njerëz kanë lënë komente pozitive dhe pëlqyen veprimin e tij.

“Qenka mahitur me ju” si dhe “i moshuar me sens humori”, janë nga komentet e shumta që janë lënë lidhur me rastin.

Madje, shumë njerëz kanë kërkuar të identifikohet ky njeri dhe të zbulohet nëse është mahitur me ata apo thjeshtë nuk ka ditur ta përdorë kamerën. /Telegrafi/

Exit mobile version