Telegrafi

Gaboi sezonin e kaluar – por Sterling zbulon strategjinë që ka ndërtuar me Pochettinon për edicionin e ri

Raheem Sterling ka bërë ndryshime në dietën e tij pasi u përball me probleme me shtimin e peshës, gjë që çoi në probleme me lëndime gjatë sezonit të tij të parë në Chelsea.

28-vjeçari pranoi se ndihej i pakënaqur me aftësinë e tij para ndeshjeve kualifikuese të Anglisë për Euro 2024 kundër Maltës dhe Maqedonisë së Veriut në qershor.

Për shkak të lëndimeve të muskujve në janar dhe mars, Gareth Southgate zgjodhi të linte jashtë skuadrës anësorin e Chelseat.

Lexo po ashtu Barcelona ia rrëmben Chelseat 18-vjeçarin si të lirë

Duke folur nga Filadelfia përpara një ndeshjeje para-sezonale kundër Brighton, Sterling zbuloi se tani po ha më pak, duke treguar përkushtimin e tij për të përmirësuar aftësinë dhe performancën e tij.

“Në sezon ndryshova pak dietën time dhe shkova të bëja diçka pak më ndryshe që nuk e kisha bërë më parë”, ka zbuluar sulmuesi.

“Dhe kisha pak më shumë kilogramë që nuk i kam pasur më parë. Mendoj se ndoshta duke mbajtur pak peshë shtesë kam pasur disa probleme me muskujt dhe kaq”.

Lexo po ashtu Ndryshimi i madh i rregullave do t'u kursejë klubeve angleze shumë para në tregun e transferimeve

“Në fund të sezonit, ndjeja përsëri dhimbje . Unë dhe trajneri morëm një vendim së bashku se gjëja më e mirë për mua ishte të rregulloja muskujt (lëndimet me muskuj)”.

Kur u pyet se çfarë po bën tani ndryshe, ai thjesht shtoi: “Vetëm duke ngrënë pak më pak”. /Telegrafi/