Site icon Telegrafi

Gabimisht e kurorëzuan më të bukurën

Sarah Murdoch për pak sa nuk shpërthej në vaj kur kuptoi se kishte njoftuar gabimisht emrin e 19 vjeçares Kelsey Martinovich në vend të fitueses së vërtetë, 18 vjeçares Amanda Ware.

E tërë kjo skenë u transmetua drejtpërdrejtë në televizionin Fox 8 dhe vetëm pasi Martinovich përfundoi fjalimin e saj, udhëheqësja e shout u kthye në skenë dhe tregoi se kishte gabuar dhe shikuesit nëpërmjet televotimit në fakt kishin zgjedhur vajzën tjetër.

“Më vjen shumë keq. O Zot, nuk di çfarë të them. Ja çfarë ndodhë kur transmetoni live një emision, kjo është budallallëk”, tha Murdoch. Megjithatë Martinovich e mbajti veten shumë mirë “Në rregull është” dhe disa herë festoi Ware.
Udhëheqësja tha se numri i votave në finale vazhdimisht ndryshonte dhe në një moment udhëhiqte njëra e në momentin tjetra bukuroshe. “Në fund dallimi ishte vetëm në disa vota. Situata vazhdimisht ndryshonte”, tha Sarah për gafën e saj dhe përfundimisht shpalli fituesen e vërtetë.

Gazeta “The Sydney Morning Herald” shkruan se Martinovich është shpërblyer me 25.000 dollarë australianë si shenjë e kërkimit të faljes. Ware fitoi tetë faqe në revistën e femrave “Harper’s Bazaar” kontratë me agjencinë e modës “Priscilla’s”, 25.000 dollarë amerikanë në kuadër të fushatës së Levi’sit, automobil të ri dhe udhëtim në New York. /Telegrafi/ 

Exit mobile version