Sipas ekspertëve, një gabim që bëjnë shumë njerëz para se t’i thajnë rrobat, mund të ndikojë në shëndetin e tyre.
Domethënë, nëse i lini rrobat tuaja në makinë për më shumë se 30 minuta pasi të ketë mbaruar cikli i larjes, ato mund të bëhen një terren pjellor për mikrobet.
“Një nga pjesët më të rëndësishme të mbajtjes së pastër dhe të rregullt të shtëpisë tuaj është larja e rrobave rregullisht. Megjithatë, rrobat e lagura të mbetura në lavatriçe bëjnë që mikrobet të ‘rriten'”, ka deklaruar Terry Fisher nga We Buy Any Home për revistën The Mirror.
Ai kujtoi se një studim i fundit tregoi se më shumë se 340 lloje bakteresh gjenden në 30 artikuj që përdoren çdo ditë në familje.
Sigurisht, jo të gjitha bakteret janë të dëmshme për shëndetin, por disa prej tyre mund të shkaktojnë salmonelë dhe Escherichia coli.
“Shumica prej nesh mendojnë se e mbajmë shtëpinë të pastër. Megjithatë, është e pamundur të mbrohemi plotësisht nga bakteret. Për këtë arsye është e rëndësishme t’u kushtojmë vëmendje detajeve të vogla, ndër të cilat është edhe tharja e rrobave”, ka shtuar ai. /Telegrafi/