Eve Paterson nga Greenock i Skocisë, po kërkon t’i ndryshohet patenta e shoferit, pasi nuk e kishte dhënë si duhet adresën.
Madje, 18-vjeçares i ka arritur në shtëpi dokumenti i ri, ku shihet gabimi absurd i lëshuar nga administrata, transmeton Telegrafi.
“Në shtëpinë e babait tim”, kishte shkruar Paterson pa vëmendje, në hapësirën ku kërkohej të tregohet rruga dhe numri i vendbanimit.
E çuditshme është se si shënimi ka përfunduar në dokumentin zyrtar, që sigurisht do t’i shkaktonte probleme po që se do kontrollohej nga forcat e rendit. /Telegrafi/