Telegrafi

Gabimi i portierit Radu që mund t’i kushtojë Interit me titullin e kampionit – lotët nuk i ndali pas ndeshjes

Portieri i Interit, Ionut Radu, ka bërë një gabim trashanik në ndeshjen që skuadra e tij e zhvilloi sonte ndaj Bologbas ku humbën 2-1, ndërsa kjo mund t’i kushtojë me Scudetto zikaltërve. 

Portieri 24-vjeçar po bënte paraqitjen e tij të parë në Serie A këtë sezon, vetëm e dyta në përgjithësi pas fitores 3-2 të Coppa Italia ndaj Empolit në janar.

Ai fillimisht mori një gol nga goditje me kokë e Marko Arnautovic, dhe më pas në minutat e fundit erdhi gabimi i tij i madh nga një top i kthyer prapa, ku ai nuk arriti ta pranojë, duke e lejuar Nicola Sansonen të shënonte për 2-1.

Radu ishte dukshëm i shqetësuar pas fishkëllimës së fundit dhe shokët e tij të Interit u mblodhën për ta qetësuar.

Dumfries shkoi një hap më tej dhe qëndroi para një kamere televizive për t’i penguar ata të filmonin Radu që ishte në lot, duke e mbrojtur portierin.

Alex Cordaz, Joaquin Correa dhe Federico Dimarco gjithashtu u mblodhën për ta shoqëruar atë jashtë fushës.

Ky gabim mund t’i kushtojë me titull Interit, pasi tani janë në vendin e dytë me 72 pikë, dy më pak se Milani që është lider./Telegrafi/