Larja e getave nuk është e vështirë, por do vetëm pak kujdes
Është më shumë se kurrë sezoni i getave. Janë të shumta gratë dhe vajzat që gjatë gjithë periudhës së ftohtë e ndjejnë veten më ngrohtë me geta se sa me pantallona.
Shumë të tjera shpenzojnë shifra të mëdha parash për getat. Është shumë e rëndësishme të kujdesesh për to në mënyrë që të zgjasin sa më shumë.
Larja e getave nuk është e vështirë, por do vetëm pak kujdes. Për kohën e larjes, varet edhe nga preferenca personale, sepse disa mendojnë se getat duhen larë pas ҫdo përdorimi, ndërsa të tjerë mendojnë se varet nga përdorimi.
Në lidhje me procesin e larjes, më poshtë janë disa këshilla:
Mënyra e parë: Me makinë larëse
– Vendosi getat në një çantë larëse (ose në një këllëf jastëku nëse nuk ke) dhe vendos procesin e larjes delikate në makinë.
– Përdor ujë të ngrohtë, sepse kjo është mënyra për t’u ruajtur ngjyrën dhe materialin getave sa më gjatë.
– Shto një detergjent të zbutur (jo pluhur).
– Pasi cikli i larjes të ketë mbaruar, nxirri getat dhe lëri të thahen në mënyrë natyrale.
Mënyra e dytë: Larje me dorë
– Sigurohu që lavamani është i pastër.
– Mbushe lavamanin me ujë të ngrohtë dhe futi getat në ujë.
– Shto edhe këtu detergjent të lëngshëm dhe fillo t’i pastrosh getat me dorë.
– Shpëlaji disa herë derisa i gjithë detergjenti të jetë pastruar.
– Shtrydhi butësisht getat për të hequr sa më shumë ujë.
– Pasi të kesh hequr pjesën më të madhe të ujit, lëri të thahen natyrshëm.
/Telegrafi