Telegrafi

Gabimi katastrofal i De Geas që i kushtoi me humbje Manchester Unitedit

David de Gea ka prodhuar ndoshta gabimin më të madh në karrierën e tij.

Portieri spanjoll ishte fajtori kryesor për golin e parë të pranuar në minutën e 50-të që u shënua nga Ismaila Sarr.

Anëtari i Watfordit bëri një goditje të plogësht, por De Gea nuk arriti ta kapte atë dhe përfundoi në rrjetën e tij.

Lexo po ashtu Dy gabime nga United dhe Watford merr tri pikë të mëdha në Ligën Premier

Spanjolli ishte i dëshpëruar nga ai moment dhe katër minuta më vonë pësoi edhe golin e dytë nga Troy Deenye nga pika e bardhë.

Manchester United që ishte mysafir, pësoi humbje 2-0, duke dështuar që të ngjitej më lartë, pasi aktualisht gjendet në pozitën e tetë me 25 pikë. /Telegrafi/