Site icon Telegrafi

FAZ: Gabimi i Erdoganit në Siri dhe çmimi që duhet të paguaj

Erdogan mund të rrezikojë vetëm qasjen e tij aventureske në Siri sepse Turqia gëzon mbrojtjen e NATO-s. Por kjo nuk do të thotë që aleanca tani duhet të shuajë zjarrin që presidenti turk ka filluar.

Presidenti Tayyip Erdogan ka luajtur me zjarr. Tani po ‘digjet’.

Ushtria turke ka një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak me trupat siriane dhe një luftë indirekte me trupat ruse. Erdogan kishte ndërhyrë në Siri për dy arsye. Në fillim ai dëshironte përmbysjen e sundimtarit sirian Asad – ku për këtë ai u mbështet në milicitë islamike, të cilat sigurisht që askush nuk dëshiron t’i shohë si sundimtarë mbi Sirinë më shumë sesa diktatori Asad, shkruan FAZ.

Kur kjo dështoi, ai urdhëroi ushtarët në Idlib të mbronin rebelët e fundit nga hakmarrja e Asadit.

Ai gjithashtu dërgoi ushtrinë në Siri për të parandaluar autonominë kurde. Të dy arsyet ishin të mundshëm vetëm sepse Erdogan i ofroi veten presidentit rus. Ky është tani dënimi i tij. Sepse Putin mund të përfshijë Turqinë në një luftë, dhe ai mund ta përmbyt atë me refugjatë.

Lexo po ashtu Tensione mes Turqisë e Rusisë - Moska dërgon anije luftarake në Siri

E shtyrë në qoshe në këtë mënyrë, Turqia e kupton se i detyrohet NATO-s për sigurinë së saj.

Erdogan mund të rrezikojë qasjen e tij aventureske në Siri dhe afrimin me Rusinë vetëm sepse Turqia gëzon mbrojtjen e NATO-s. Por kjo nuk do të thotë që NATO-ja tani duhet të shuajë zjarrin që Erdogan ka filluar. Turqia duhet të ‘paguaj’ për gabimet e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version