Xhinset mund të jetojnë shumë më gjatë nëse kujdeseni për to
Nuk duhet të theksohet veçanërisht se sa janë të rëndësishme për shumicën, sepse të përsosura nuk është e lehtë t’i gjeni.
Futni në xhep çdo gjë dhe gjithçka
Xhepat janë paraparë për të futur diçka të imët në ta, p.sh. facoleta apo para. Mirëpo, shumë njerëz i përdorin xhepat e xhinseve si zëvendësim për çanta prandaj në to fusin çdo gjë – celularë, çelësa, buzëkuq, cigare, çakmakë…
Në këtë mënyrë, pos që do të prishin formën, xhepat në disa vende do të shteren aq shumë sa që do të shfaqen vrima të cilat do të bëhen gjithnjë e më të mëdha, transmeton Telegrafi.
Larja shumë shpesh
Sa më shpesh që t’i lani xhinset, ato edhe më shumë do të zbehen dhe materiali do të bëhet gjithnjë e më i hollë dhe do të grisen, posaçërisht në pjesët të cilat janë nën presion të caktuar – p.sh. në gjunjë apo në mollaqe.
Më së miri është t’i lani në dy deri në tri javë, natyrisht nëse nuk janë dukshëm të ndotura. Kur është fjala për aromën, mund t’i freskoni edhe duke i futur për disa orë në frigorifer me ngrirje të thellë.
Temperatura shumë e lartë e larjes
Temperatura e lartë shkatërron strukturën e fijeve andaj xhinset bëhen më të ndjeshme ndaj grisjes por edhe ndryshojnë formën.
Dëshironi që gjatë të duken si të reja, lani në temperaturë më të ulët dhe centrifuga të jetë më e ngadalshme. Përdorni detergjent për pëlhura me ngjyra. Do të ishte ideale t’i lani ato me dorë.
Tharja në makinën tharëse
Përmbahuni nga vendosja e xhinseve në makinë tharëse ose në rrezet e diellit direkt në ditët e ngrohta temperatura e lartë do t’i shkatërrojë ato, si strukturën e materialit ashtu edhe ngjyrën. Përkundrazi, thajini ato ngadalë në temperaturën e dhomës. Gjithashtu, kapëset vendosini në brez, asnjëherë në këmbë.
Fërkim agresiv i njollave
Ky është një gabim i madh, sepse në vendet e fërkimit, përveç njollës do të zhduket edhe ngjyra. Në vend të kësaj, hiqni njollat butësisht – me një produkt të veçantë ose një përzierje të bërë në shtëpi. Për shembull, spërkatni njollat e yndyrshme me pluhur për bebe dhe lëreni për disa orë që të thithë yndyrën.
Ose, lyejeni butësisht njollën me një përzierje kripe dhe uji. Detergjenti i enëve gjithashtu ndihmon me yndyrat dhe njollat e tjera. Vendoseni pak nga ajo direkt në njollë, fërkojeni butësisht në pëlhurë, lëreni për dhjetë minuta dhe shpëlajeni.
I vendosni në një varëse rrobash
Nëse dëshironi të ruajnë formën e tyre, pasi t’i keni larë dhe tharë, palosni dhe vendosini në dollap. Shmangni vendosjen e tyre në varëse, sepse pesha e tyre e kombinuar me gravitetin do t’i zgjasë, domethënë do të ndryshojë formën e tyre. /Telegrafi/