Telegrafi

Gabimet që Zidane i bëri ndaj Barcelonës, rihapet lufta për titull në La Liga

Barcelona e befasoi Real Madridin në Santiago Bernabeu me rezultat 2-3, duke fituar me golin e Lionel Messit në minutat shtesë të takimit.

Pas ndeshjet trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane, është kritikuar nga tifozët dhe analistët për taktikat që përdori ndaj klubit katalunas, të cilat në fund dolën se ishin jo të menduara mirë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Barça vrapoi më shumë se Reali në El Clasico, por të gjithë të befasuar me lojtarin që regjistroi shpejtësinë më të madhe (Foto)

Pas kësaj humbje është rihapur lufta për titull, ndërsa më poshtë keni katër gabimet e teknikut francez sipas Marcas:

– Futi Garth Balen nga minuta e parë, edhe pse uellsiani nuk ishte fizikisht i gatshëm

– Tregoi kokfortësi për të filluar me BBC

– Marco Asensio dhe Iscon i la në bankën rezervë

– Zidane dështoi për të lexuar lojën e kundërshtarit

/Telegrafi/