Një influencere e cila njihet në rrjete sociale si Slay by Jess, ka ndarë një këshillë tejet efektive për aplikimin e hijes sidomos nëse jeni fillestare.
Influencerja ka 336 mijë ndjekës në Instagram, ku ndanë me ta këshilla të dobishme dhe truke të make-upit.
Duke qenë se aplikimi i hijes është tejet i vështirë pasi determinon pjesën se si do të duket i tërë grimi ynë, këshilla që na jep kjo influencere mund t’ju ndihmojë tejet shumë.
Krejt çfarë duhet të bëni është që fillimisht të merrni një brushë pak të madhe me fije të shpupuritura, dhe fillojani me një nuancë tejet të hapur; kjo njihet ndryshe edhe ngjyra e tranzicionit.
Fokusohuni më shumë ta aplikoni produktin më shumë tek këndi i jashtëm i qepallës, gjegjësisht në skaj të syrit.
Kur vendosni produktin, nisni ta shkrini lehtësisht drejt vetullës. Kur shkrini produktin, bëjeni këtë lehtësisht pa presion, por butësisht masazhoni me brushë qepallën. Me të njëjtën brushë vendosni pak edhe tek pjesa e poshtme e skajit të syrit.
Pasi ta keni bërë hapin e parë, filloni me të dytin, duke marrë fillimisht një brushë më të vogël duke e ngjyer në një nuancë më të mbylltë.
Nuancën e mbylltë aplikojeni në formë V-je në skajin e qepallës, më pas shkrijeni duke bërë rrotullime të vogla me brushë.
Merreni përsëri brushën e madhe filloni dhe shkrini të gjithë hijen.
Nëse ndiqni këto hapa do të mësoheni ta aplikoni hijen si një profesioniste. /Telegrafi/