Site icon Telegrafi

Gabimet që duhet të shmangësh gjatë darkës, nëse do të humbasësh peshë

Për të pasur një rezultat të mirë, nëse do të humbasësh peshë, mëso çfarë duhet të bësh me vaktin e fundit dhe nëse i bën këto gabime, ekuacioni perfekt që mund të të ndihmojë është të fillosh të ndjekësh këshillat e tyre.

Gjatë darkës, organizmi i një të rrituri që kërkon të humbasë peshë, duhet të marrë:
Kalori: 450 – 550
Proteina: 25 – 35 gram
Karbohidrate: 50 -75 gram
Fibra: Të paktën 8 gram
Sheqer: Më pak se 7 gram
Yndyrë: 15 – 25 gram

Eliminimi i karbohidrateve: Njerëzit, shpesh eliminojnë karbohidratet duke menduar se kështu humbin peshë më shpejt, por në këtë mënyrë ndalojnë furnizimin me lëndë ushqyese shumë të rëndësishme për organizmin, siç janë fibrat. Duke qenë të pasura me fibra, karbohidratet janë mjaft të shëndetshme dhe gjenden në produkte si drithërat, perimet e ngrira dhe fasulet.

Një dietë e pasur me karbohidrate të shuan urinë dhe të ndihmon të kesh një dietë të ekuilibruar dhe afatgjatë.

Pjatat e mëdha: Pjatat e darkës, në të vërtetë janë masa standarde, por nëse do t’i stërmbushësh, sasia e ushqimit që do të depozitohet në trup, sigurisht do të jetë e dëmshme dhe mund të shtojë dy ose tri herë sasinë e kalorive që të duhet gjatë darkës, shkruan revista class. Kështu, këshilla e nutricionistëve është të pakësosh sasinë e ushqimit në pjatë, ose të përdorësh pjata më të vogla (që mbajnë drithëra ose fruta të thata).

Mos ki frikë për të matur porcionet, por edhe kur ta bësh, lëre tepricën për të nesërmen në drekë, kështu edhe nuk tundohesh për të marrë disa kafshata më tepër.

Vendosja e një ore strikte: Nëse ka diçka për të cilën duket të punosh fort me veten, është vendosja e një regjimi ushqimi. Nëse ke shuar urinë me diçka para darke, e shtyn darkën për shumë vonë ose e lë fare pa ngrënë.

Vendosja e një ore të rreptë dhe respektimi i saj është mënyra më e mirë për të pasur një ekuilibër ushqimi. Koha më e mirë që duhet të hash darkë është para orës 20.00 dhe pas kësaj ore, nuk këshillohet të hahet më. Kjo do të të ndihmojë shumë edhe nëse do të biesh nga pesha, sepse derisa të vijë koha për të fjetur, një pjesë e mirë e kalorive që ke marrë janë djegur. Vetëm duhet të jesh e sigurt që darka të këtë një ushqim të balancuar dhe të mos e kalojë kufirin e kalorive. /Telegrafi/
 

Exit mobile version