Ja çfarë nuk duhet të bëni kur është fjala për kërpudhat.
Blini kërpudha të paketuara?
Nëse keni mundësi, shmangni blerjen e kërpudhave të paketuara, dhe blini të papaketuara, aq sa keni nevojë. Gjithashtu do të mundni lehtë t’i kontrolloni dhe do të jeni të sigurt që po i blini ato më të mirat, transmeton Telegrafi.
I ruani në qese plastike?
Mbani kërpudhat larg nga artikujt e tjerë ushqimorë. Kërpudhat kanë tendencë absorbimi të aromave nga artikujt e tjerë (siç janë bimët, djathi, ushqimi djegës), gjithashtu është më së miri t’i mbani sa më larg nga çdo gjë që ka aromë të rëndë në frigorifer.
Nuk i pastroni si duhet?
Nëse planifikoni t’i hani të pagatuara, mos i lani – sepse nuk i dëshironi kërpudhat e lagura në sallatë. Në vend të kësaj, përdorni fasoleta letre për të eliminuar ndotjet. Nëse kërpudhat janë shumë të ndotura, atëherë mund t’i njomni lehtë me fasoleta para se t’i pastroni. /Telegrafi/