Site icon Telegrafi

Gabimet që i bëjnë pronarët e kanakarëve shtëpiakë gjatë ditëve të nxehta

shutterstock

Një gjë mund të jetë shumë e rrezikshme për qentë

Vera mund të jetë shumë e papërshtatshme për miqtë tanë me katër putra. Vapa kërkon kujdes dhe njerëzit në mënyra të ndryshme përpiqen që t’i përshtaten dhe t’i përballojnë temperaturat e larta.

Nga ana tjetër, kanakarët shtëpiakë edhe më me vështirësi i përshtaten situatës së re. Prandaj, është shumë me rëndësi që pronarët t’i kushtojnë kujdes këtyre gjërave, transmeton Telegrafi.

Mos i nxirrni në shëtitje kanakarët tuaj gjatë ditës – shëtitni herët në mëngjes apo vonë në mbrëmje. Mbroni. Mos u ulni në kafe bashkë me ta. Kafshëve të braktisura duhet t’u jepni ujë që së paku t’ua lehtësojnë situatën në temperaturat e larta.

Veterinaria Paula Boyden dha disa këshilla të tjera të rëndësishme kur bëhet fjalë për kafshët shtëpiake dhe nxehtësinë që duhen ndjekur.

shutterstock

“Nëse e nxirrni qenin tuaj jashtë, ai duhet të ketë hije dhe shumë ujë të freskët për të pirë.” Sigurisht, mos e lini kurrë qenin tuaj në makinë, qoftë edhe me dritaren e hapur ose kondicionerin ndezur. Për të ecur me qenin tuaj, kontrolloni terrenin ku planifikoni të ecni, veçanërisht asfaltin dhe përdorni testin prej pesë sekondash. Vendose grushtin në tokë, nëse je i nxehtë pas pesë sekondash, edhe një qen nuk do të jetë rehat të ecë atje me putrat e tij”, tha ajo.

Nëse toka është e nxehtë dhe ju duhet të ecni atje, lagni putrat e kafshës suaj.

Qeni duhet të ketë gjithmonë ujë të freskët. Ju mund ta ftohni atë duke i lyer leshin e tij me ujë të temperaturës së dhomës, asnjëherë me ujë akull.

Gjithashtu, nëse keni dëgjuar diku se është mirë ta mbuloni qenin me një peshqir të lagur, ky është një gabim i madh. Kjo nuk lejon rrjedhjen e ajrit që ai ka nevojë. /Telegrafi/

Exit mobile version