Keni larë rrobat në rrobalarëse, mirëpo ato ende kanë aromë të pakëndshme. Kjo ndodh për këtë shkak.
Si duket nuk ka asgjë më të lehtë se larja e rrobave në rrobalarëse. Mirëpo, madje edhe kjo punë triviale ka shumë më tepër “kurthe” seç keni mundur të imagjinoni, transmeton Telegrafi.
Temperatura tepër e lartë e ujit
Rrobat do të ruajnë formën dhe ngjyrën e vet dhe do të shpenzohen më ngadalë nëse i lani në temperatura të ulëta. Veç kësaj, uji i nxehtë apo i ftohtë mund të përballet me ndotjen njësoj si edhe uji i nxehtë kur keni rrobalarëse dhe detergjent të mirë.
Vetëm gjërat siç janë çarçafët apo peshqirët mund të lahen në 90 gradë Celsius për t’u dezinfektuar. Të gjitha të tjerat mund të lahen në temperatura të ulëta.
Tepër detergjent ose zbutës
Teprica e detergjentit mund të mbyllë enën e detergjentit dhe të shkaktojë aromë të pakëndshme, ndërkaq tepër zbutës bën që rrobat më vështirë të shpëlahen.
Lexoni me kujdes dozat e vendosura në paketim dhe mos harroni të përdorni enën matëse. Nëse gjërat tuaja janë shumë të ndotura, përdorni mënyrën e larjes apo kurdiseni rrobalarësen në dy cikle.
Përdorni zbutës për të gjitha rrobat
Pos që pëlhura bëhet e si e kadifenjtë, zbutësi lehtëson hekurosjen. Mirëpo, me kalimin e kohës zvogëlohet edhe absorbimi i pëlhurës, kështu që më mirë është që të mos e përdorni për larje të peshqirëve, të rrobave sportive dhe të sendeve të tjera. /Telegrafi/