Drejtori i Agjencisë për Kadastër dhe Patundshmëri, Boris Tunxhev thotë se gabimet në dokumentet që jep Kadastra, janë të karakterit teknik, të bëra gjatë shënimit të të dhënave nga sistemi i vjetër, dhe tani përmirësohen pa ndonjë kompenzim, por patjetër të dorëzohet kërkesë.
Ai thotë se nuk ka radhë për pritje para sportelëve të Kadastrës, dhe se është ulur ndjeshëm numri i lëndëve të pazgjidhura, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tunxhev pohon se mesatarisht zgjidhen për dre deri shtatë ditë, e me raste edhe brenda një dite./Telegrafi/