Site icon Telegrafi

Gabimet në fitnes të cilat janë si pengesë midis teje dhe vitheve të përsosura

Me ushtrimin e rregullt trupor me siguri mund të përmirësoni atutë tuaja, pra pos dukjes më të bukur, vithet e forta do t’i kontribuojnë edhe qëndrimit më të mirë dhe do të të bëjë vrapuese më të mirë

Pasoni këshillat e trajnerit të famshëm, Harley Pasternak, me të cilat do të arrini rezultate më të mira, transmeton Telegrafi.

Mos u mbështet në ushtrimet standarde

Shumë ushtrime të cilat i praktikojmë tradicionalisht për vithe pikërisht nuk aktivizojnë disa muskuj të tjerë të pjesës së poshtme të trupit, p.sh. të kuadricepsit. Ky është rast i shpeshtë, për shembull, te galiçët klasikë.

Pasternaku e konsideron ushtrimin alternativ të njërës anë dhe të anës tjetër të trupit shumë më të efektshëm për ndërtimin e vitheve. Shembullin e një ushtrimi të tillë shikojeni në video.

Përshtati kardio-ushtrimet tuaja

Kardio-ushtrimet janë pjesë e rëndësishme e treningut dhe mund të të ndihmojnë në ndërtimin e vitheve, por me kusht që të punosh më shumë se vrapimi klasik.

Madje, vrapimi klasik mund të shkurtojë gilcat, pra këtë nuk e dëshiron nëse ke për qëllim të kesh vithe të rrumbullakëta dhe të forta.

Më mirë vendos të bësh sprinte të shkurtra, sepse te vrapimi i shpejtë i ngre gjunjët më lart se te vrapimi klasik, kështu që i aktivizon muskujt e vitheve.

Sa i përket kardio-nxehjes në palestër, shiritin e vrapimit më mirë zëvendësoje me orbirtrek apo me steper.

Shkallët e vjetra e të mira gjithashtu bëjnë çudira për vithet, andaj ngjitjen me ashensor zëvendësoje me ecje.

Më shumë shtriju

Ulja një kohë të gjatë mund të ndryshojë formën e vitheve.

“Ulja ndikon në fleksibilitetin e kërdhokullave, gjë që është e lidhur me aftësinë e muskujve të vitheve dhe të pjesës së poshtme të trupit që të aktivizohen, madje edhe atëherë kur nuk ulemi”, shpjegon terapeuti fizikal David Reavy.

Prandaj, mos i lejo vetes të biesh në kurthin e mënyrës së jetesës duke qëndruar ulur, por lëviz kurdo që mundesh dhe pas qëndrimit tetorësh ulur në vendin e punës gjithsesi shtriju.

/Telegrafi/

Exit mobile version