“Jemi dashtë” ishte kënga e fundit që e solli para publikut shqiptar Eni Koçi.
Kjo e fundit ka filluar të punojë në projektin më të ri muzikor, të cilin do ta sjell shumë shpejt para fansave.
“Gabimet”, titullohet kënga më e re e biondinës që do ta sjell duket se për sezonin e verës.
Kështu së paku ka paralajmëruar bukuroshja jonë përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka publikuar edhe një imazh të veten ku shihet mjaft e bukur.
“Gëzuar. Gabimet, kënga më e re”, ka shkruar ajo në këtë rrjet social që ka mbi 537 mijë ndjekës.
Ndërkohë, Eni është përfolur shumë për lidhjen me këngëtarin Genc Prelvukaj, me të cilin thuhej se do të kurorëzohet.
Ndryshe, kjo nuk do të jetë edhe kënga e fundit e këngëtares për vitin 2018 pasi që ka paralajmëruar edhe një të tillë gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/