Site icon Telegrafi

Gabimet e mëdha te filmat e famshëm, nga Piratet e Karaibeve e deri tek Titaniku

Shumë prej jush që jeni adhurues të filmave, mund të keni hasur në disa detaje të pashpjegueshme.

Duke qenë se mund ta kemi parë më shumë se një herë filmin tonë të preferuar, gjasat të gjejmë ndonjë gabim gjatë realizimit nuk mund të përjashtohen.

Kështu së paku janë pikasur gabime edhe në filmat më të mëdhenj dhe me një popullaritet të jashtëzakonshëm.

Në listën e mëposhtme kemi renditur disa prej tyre.

Batman (1989)

Filmi i superheroit i drejtuar nga Tim Burton ka gabime të shumta, por një gabim i madh ndodh kur Joker dhe ekuipazhi i tij i dëmtojnë pikturat në një muze. Një nga anëtarët e bandës së tij godet një pikturë me duart e tij të mbuluara me bojë të kuqe, por në foton tjetër, gjurmët e duarve janë zhdukur nga vepra artistike.

Once Upon a Time In Hollywood (2019)

Rick Dalton, i luajtur nga Leonardo DiCaprio, udhëton në Hollywood me një Boeing 747. Por do të ishte një 707. Filmi u xhirua në vitin 1969 dhe 747 hyri në shërbim në janar 1970.

Pretty Woman (1990)

Ekziston një problem i vazhdueshëm i kafjallit kur personazhi i Julia Roberts kafshon një kroasant. Ajo është në dhomën e hotelit me partnerin e saj Richard Gere, por kur kamera kthehet tek ajo, kroasanti shndërrohet në një petull. Pastaj kur ajo merr një kafshatë të dytë të petullës, ka vetëm një shenjë kafshimi në të.

Terminator 3: Rise of the Machines (2003)

Numri i targave të aeroplanëve të John Connors Cessna-s vazhdojnë të ndryshojnë në film. Kur aeroplani është në pistë është N3035C, por sapo nis të fluturojë, numrat ndryshojnë në N3413F.

The Wizard of Oz (1939)

Judy Garland nuk ka veshur këpucët e saj ikonike të kuqe rubin në skenën ku pemët godasin me mollë Dorothy-n dhe Scarecrow-in. Në vend të kësaj, ajo kishte mbathur këpucë të thjeshta të zeza.

American Sniper (2015)

Foshnja që Bradley Cooper mban në duar, pasi po përpiqej të adaptohej me jetën civile pas Luftës së Irakut, vërehet që është kukull plastike. Në fakt, dukej aq false, madje ai pranoi se ishte “marrëzi”.

The Fast and the Furious (2001)

Në një skenë kur Jesse dhe Tran garojnë, Tran ka veshur një këmishë me mëngë, por në xhirimin e radhës ai është i veshur me bluzë pa mëngë.

Harry Potter and the Deathly Hallows – Pjesa e dytë (2011)

Gjithmonë është thënë se Harry Potter kishte sytë blu të nënës së tij. Por, kur shohim Lily Potter si fëmijë, ajo ka sy kafe.

Pirates of the Caribbean: The Curse of the Black Pearl (2003)

Është një anëtar i ekuipazhit që mban një kapelë kauboj dhe shikon detin pas Johnny Depp i cili portretizon rolin e kapitenit Jack Sparrow në anijen pirate.

Spider-Man (2002)

Toby McGuire që luan Spider-Man shpëton Mary Jane nga një grup sulmuesish. Ai i godet drejt dritareve para se ta puthë atë me kokë poshtë në shi.

Por gjatë përqafimit të tyre romantik, dritaret pas saj janë krejtësisht të paprekura.

Titanic (1997)

Kur Jack pikturon personazhin Rose, i thotë asaj të shkojë tek shtrati, dhe më pas thotë se e kishte fjalën për divanin, ishte aktori Leonardo DiCaprio që gaboi fjalinë e tij. Por, regjisori James Cameron e mbajti atë në film, pasi iu duk qesharake. /Telegrafi/

Exit mobile version