Site icon Telegrafi

“Gabimet” bashkojnë Eni Koçin dhe McKreshën

Eni Koçi ka qenë shumë e përfolur gjatë muajve të fundit për lidhjen me Genc Prelvukajn.

Madje, dyshja kanë sjell edhe një këngë të përbashkët gjersa kanë festuar edhe së bashku ditëlindjen e biondinës.

Por, gjatë ditës së djeshme këngëtarja zbuloi se është duke punuar në projektin e ri muzikor që do ta sjell shumë shpejt.

“Gabimet”, titullohet kënga e re e bukuroshes sonë, por të cilën do ta sjell në bashkëpunim me Mc Kreshën.

Ajo në llogarinë personale të Instagramit ka zbuluar një video të shkurtër të këngës gjersa dyshja do të vjen mjaft të freskët.

“31.07.2018 Gabimet ft Mc Kresha”, ka shkruar Eni. Kujtojmë se projekti i fundit i Eni Koçit ishte “Jemi dasht” publikuar pesë muaj më parë.

Ndryshe, MC Kresha para një jave ka publikuar bashkëpunimin me Lyrical Son “Mafia Shqip”. /Telegrafi/

Exit mobile version