Baza e lëngshme
Përdorimi i bazës së lëngshme mund të bëjë më shumë dëme sesa ndikime pozitive. Kjo ndikon në plakjen e lëkurës, duke i bërë kapakët e syve të duken të lodhur.
Ngjyra e njëjtë me ngjyrën e syve
Ky është një gabim shumë i shpeshtë. Mos i përdorni ngjyrat e njëjta të hijeve me ngjyrën e syve tuaj, për shkak se kjo do të ndikojë negativisht në pamjen tuaj, duke ju bërë të dukeni sikur keni një mbingarkesë ngjyre, transmeton Telegrafi.
Mospërdorimi i llajnerit
Një hije sysh, sado e bukur që të jetë, ka nevojë gjithnjë për një prekje nga llajneri. Mund të mendoni se eliminimi i përdorimit të tij është më i mirë se aplikimi i keq, por ju do të bëni një gabim të madh.
Injorimi i këshillave
Interneti ju jep mundësi të gjeni me mijëra këshilla për përdorimin e hijes së syve. Mos i injoroni ato dhe mundohuni t’i ndiqni të gjitha me kujdes. Kjo jo vetëm që ju ndihmon të përsosni punën tuaj, por edhe të dukeni më bukur. /Telegrafi/