Nëse jeni simpatike dhe keni një frizurë të rregulluar, askujt nuk do t’i binte në sy afër një lëkure katastrofale. Atëherë nuk është çudi pse femrat i kushtojnë kujdes lëkurës. Se si kujdesen është problem në vete: përqendrohu në gabimet që bëjnë adoleshentet shpesh herë, që nuk e dinë që janë gabime (deri sa të mos jetë vonë).
Vajzat që kanë akne shpesh përdorin masazh me materiale jo të buta dhe substanca
kozmetike agresive që njëherë e përgjithmonë të lirohen nga aknet. Materiet kundër akneve i hap vetëm mbi to. Terapitë kundër akneve shpejtojnë pjekjen dhe pengojnë lajmërimin e akneve të reja.
Kështu që është gabim i madh po të hapet vetëm aty ku janë
lajmëruar ato. Çdo herë duhet të përfshihet një zonë më e gjerë. Më të mirat janë preparatet që përmbajnë benzoil peroksid.
Pirja e duhanit shkakton dëmet më të rënda për lëkurën. Nikotina ngushton enët e gjakut, sidomos ato që ushqejnë lëkurën tënde. Lëkura është jo e ushqyeshme, sepse nuk merr atë që i duhet për zhvillimin normal.
Zgjidhja – mos pi duhan – asnjëherë! Përveç 1000 arsye tjera edhe për shkak të lëkurës suaj. /Telegrafi/