Site icon Telegrafi

Gabim teknik gjatë emërtimit të anëtarëve të Komisionit Rregullator për Energjetikë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e 125 të mbajtur me 17 tetor, për anëtarët e Komisionit Rregullator të Energjetikës në Republikën e Maqedonisë në propozimin e qeverisë së Maqedonisë i emëroi, Dejan Boshkovski dhe Enver Elmazi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vendimin e për emërim të anëtarëve të Komisionit Rregullator për Energjetikë në Republikën e Maqedonisë në pikën 1, siç është përmendur në njoftim është bërë gabim teknik.

“Në pikën e parë duhet të jetë se janë emëruar anëtar të Komisionit Rregullator për Energjetikë, dhe jo kryetarë. Ky gabim teknik do të përmirësohet kur do të krijohen kushte për punë të Kuvendit të Maqedonisë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version