Site icon Telegrafi

Gabim katastrofal nga lojtari i Liverpoolit: Bruno Fernandes shënon nga gjysma e fushës

Manchester United i ka barazuar shifrat në 1-1 në derbin me Liverpoolin që po luhet në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë përfundoi 1-0 për The Reds, por që 45 minutat e dytë kanë nisur më mirë për Djajtë e Kuq.

Pas një gabimi nga mbrojta e Liverpoolit, Manchester United i ka barazuar shifrat në 1-1.

Ishte Bruno Fernandes, asi që përfitoi nga gabimi i lojtarëve mysafirë, për të shënuar nga gjysma e fushës në portën e The Reds. /Telegrafi/

https://twitter.com/SimplyGoal/status/1777001399538074010

Exit mobile version