Telegrafi

Gabigol zëvendëson Brozovicin

Gabigol dhe Cristian Ansaldi do të jenë në skuadrën e Interit për ndeshjen me Empolin, por aty mungon problematiku Marcelo Brozovic.

Gabriel Barbosa që erdhi nga Santosi për 29.5 milionë euro muajin e shkuar vetëm sa ka filluar stërvitjen me shokët e skuadrës.

Trajneri Frank de Boer e ka ftuar 19 vjeçarin për ndeshjen e ardhshme.

Ansaldi po ashtu do të jetë prezent pas lëndimet që kishte pësuar.

Megjithatë, Brozovic është mungesa e Interit i cili nuk është përsëri në skuadër shkaku i sjelljeve të tij.

Interi nesër luanë nga ora 20:45.


Skuadra e Ineri për ndeshjen me Empolin: Handanovic, Carrizo, Berni; Ranocchia, Ansaldi, Santon, Murillo, Miranda, D’Ambrosio, Nagatomo, Yao, Miangue; Melo, Joao Mario, Kondogbia, Medel, Gnoukouri; Palacio, Icardi, Jovetic, Eder, Perisic, Candreva, Gabriel Barbosa.