Telegrafi

Gabigol do t’i bashkohet Interit në përgatitjet para sezonale  

Agjenti i Gabriel Barbosas i njohur si Gabigol ka deklaruar se sulmuesi brazilian do të bashkohet me Interin për përgatitje para-sezonale kur të kthehet nga pushimi të hënën.

Gabigol ishte një nga emrat më të mëdhenj që munguan te skuadra e Interit për udhëtimin e tyre në Brunico, por Wagner Ribeiro këmbëngul se klienti i tij ende nuk ka folur me shefin e ri Luciano Spalletti për të ardhmen e tij.

Lexo po ashtu Askush nuk e do Gabigolin, as Interi

“Gabriel do të jetë nën urdhrat e Luciano Spallettit prej 10 korrikut”, ka thënë fillimisht Ribeiro për FcInter1908.it.

“Kur të kthehet, ai do të ketë një shans për të biseduar me trajnerin e ri të Interit”.

“Ai nuk e ka bërë këtë ende, por pas kësaj ai do të marrë një vendim”, përfundoi agjenti i Gabigolit. /Telegrafi/