Telegrafi

Gabigol: Do të jem më mirë këtë sezon

Gabriel Barbosa ka siguruar tifozët se ai ndihet më i pjekur dhe pret që të ketë sezon më të mirë me Interin.

Sulmuesi brazilian i njohur si Gabigol, ka ardhur nga ASntosi për një shumë prej 30 milionë eurosh verën e kaluar, por nuk ka qenë titullar në asnjë ndeshje në Serie A.

Është spekuluar se ai mund të huazohet, por 20 vjeçari ndjen se mund të ketë impakt këtë sezon.

“Është mirë që të kthehesh dhe të punosh me grupin dhe të shohësh gjithë stafin e Interit”.

“Unë dua që ky të jetë një sezon i mirë për mua. Unë ndihem më i pjekur dhe i gatshëm të luaj futbollin tim”.

“Unë kam stërvitur edhe në pushime kështu që do të jem shumë shpejt me përgatitje maksimale fizike”, u shpreh Gabigol. /Telegrafi/