Talenti brazilian, Gabriel Barbosa, ka nisur të përshtatet në Itali.
Ai është shprehur i kënaqur për fitoren kundër Empolit. Sulmuesi i Interit, i njohur si Gabigol, ka deklaruar se aktivizimi i tij në takimin e dielës e ka kënaqur atë, gjithashtu dhe fitorja pasi e ndihmon shumë skuadrën për të vazhduar më tej në arritjen e objektivave sezonal.
“Ndaj Empolit kemi zhvilluar një ndeshje të mirë. Personalisht stërvitem shumë çdo ditë dhe që tani jam duke menduar për takimin e ardhshëm”.
“Nëse vazhdojmë kështu deri në fund të kampionatit, jam i bindur se skuadra do të arrijë të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar ai, transmeton KP.
Gabigol është transferuar gjatë verës nga Santosi për 30 milionë euro dhe shihet si një prej talenteve më të mëdhenj në Brazil.