Lojtari në pronësi të Interit, Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol thuhet se ishte përfshirë në një grindje me një shok skuadre te Benfica në prag të disfatës 5-0 të së martën në Basel.
Një video e lëshuar nga transmetuesi portugez RTP tregon pamjet ku Gabigol shihet duke u përleshur me mbrojtësin Jardel, i cili është edhe bashkëkombës i tij.
Nuk dihet arsyeja e përleshjet se dy lojtarëve të Benficas, por u desh intervenimi i bashkëlojtarëve për t’i ndarë.
Benfica ka humbur tre nga pesë ndeshjet e fundit, ndërkohë që 21-vjeçari ka dështuar të shënojë në tri paraqitje për Shqiponjat që kur u bashkua me huazim nga Interi.
Përleshja e tyre thuhet se ka ndikuar në paraqitjen e dobët të skuadrës së madhe portugeze, në humbjen e thellë 5-0 nga Baseli.
Drejtuesit e klubit po mendojnë të marrin masa për dy futbollistët, të cilët pritet t’i marrin dënimet brenda kësaj jave. /Telegrafi/
Equipo en crisis, sin minutos y ahora una pelea que le puede valer un sanción. Llueve sobre mojado para @Gabigol. pic.twitter.com/RAJ1I01C11
— Inter Latino ⭐️⭐️ (@inter_latino) September 29, 2017