A thua i ka rënë pishman Interi që e ka larguar Gabriel Barbosan gjatë janarit?
E themi këtë pasi braziliani nuk po ndalet së shënuari gola që kur është huazuar te Santosi, pas aventurës jo të mirë te Benfica.
Gabigol ka shënuar në fitoren 2-0 të Santosit ndaj San Andre.
Tani sulmuesi numëron katër gola në katër ndeshje me fanellën e klubit brazilian.
Kujtojmë se një intervistë më herë lojtari ka thënë se Interi vazhdon të jetë në planet e tij dhe se ai dëshiron të kthehet te gjigantët e Serie A.
Gabigol u ble nga Interi në verën e 2016 nga Santos për 30 milionë euro.
Për zikaltrit në 10 paraqitje ka shënuar vetëm një gol. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ECPRjaJ-jOs