Telegrafi

Gabigol: Mund të bëjmë më mirë dhe të kapim Ligën e Kampionëve

Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol ka lënë të kuptohet se Interi ende mund të përfundoj në një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurrët ndalën serinë  fitoreve me Torino në natën e së shtunës ku barazuar 2-2, duke e lënë vetën tetë pikë prapa vendit të tretë, Napolit, por sulmuesi brazilian nuk heq dorë nga vendi që dërgon skuadrën në Ligë të Kampionëve.

Lexo po ashtu Gabigol e do fanellën me numrin 10

“Unë mendoj se ne mund të bëjmë më mirë në të gjitha ndeshjet që kanë mbetur”, ka thënë fillimisht Gabigol për Inter Channel.

“Nuk është derbi pasi ne jemi duke luajtur në shtëpi [kundër Milanit], derbi jonë është ndaj Lazios në Romë”, përcjell Telegrafi.

“Mendoj se ne jemi një ekip i madh, me lojtarë të mirë dhe një trajner të mirë [Stefano Pioli] dhe ne mund të bëjmë mirë”.

Lexo po ashtu Joao Mario: Interi ishte zgjedhja e duhur

“A jam unë i preferuari nga tifozët? I falënderoj tifozët, unë jam një tifoz i Interit, për shkak të asaj që ata kanë bërë për mua”.

“Jam shumë i lumtur, nuk e prisja këtë mikpritje dhe unë shpresoj se mund të paguaj besimin e tyre në fushë”, përfundoi sulmuesi brazilian. /Telegrafi/