Telegrafi

Gabigol: I lumtur për golin, por më shumë me fitoren

Interi fitoi ndaj Bolognas me rezultat 0-1 me golin nga Gabriel Barbosa.

Ylli brazilian foli pas fitores dhe tha se është shumë i lumtur dhe kjo është një ditë speciale për atë.

“Jam shumë i lumtur për golin, por më shumë për fitoren”.

“Edhe Ronaldo ka shënuar golin e tij të parë kundër Bologna? Jam shumë i lumtur, i falënderoj të gjithë. Sot është një ditë speciale për mua. Darken do e paguaj unë”, ka thënë Gabigol për Inter Channel.

Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Romës. /Telegrafi/