Gabriel Barbosa i njohur Gabigol erdhi te Interi me shumë bujë në verën e viti 2016.
30 milionë euro të paguara për të dhe nëntë paraqitje me Interin, të gjitha nga banka rezervë, ku arriti të shënojë edhe një gol.
U huazua fillimisht te Befica, por për gjashtë majë asnjë ‘shenjë’ jetë.
Ai dhe Interit vendosën që lojtari të kthehet në Brazil, më saktësisht te Santos, aty ku e kishte nisur.
Kjo lëvizje doli e duhura, pasi që lojtari gjeti më shumë hapësira, por edhe gola dhe qetësi.
Sulmuesi ka rilindur pasi në tri ndeshjet e fundit ka gjetur tri herë rrejtën, ku e ndihmoi Santosin ta mbyll në vendin e tretë kampionatin.
Por sipas portalit braziliani GloboEsporte, lojtari nuk po shkëlqen vetëm në fushë, por edhe në marketing.
Klubi ka arritur të shes 50 për qind të fanellave të parapara.
Prej tyre 30 për qind janë të sulmuesit, që tregojnë se tifozët e Santos e duan ende. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=zU-Wu1Tc8XE
https://www.youtube.com/watch?v=-RIG6GiMjjE