Site icon Telegrafi

Gabigol: Interi më befasoi në çdo mënyrë

Gabigol pranon se Interi e ka befasuar me të vërtetë në çdo mënyrë, pasi po kujdeset për çdo gjë dhe nga kjo gjë ndihet i emocionuar dhe mezi pret të filloj të luaj.

Sulmuesi brazilian, Gabriel Barbosa është blerë nga Santosi për 29.5 milionë euro, por aktualisht është në Brazil duke u përgatitur për lëvizjen e madhe.

“Ishte një mirëseardhje e mrekullueshme në aeroport nga tifozët e Interi. Për të qenë i sinqertë, unë nuk prita që të ketë kaq shumë njerëz”, u tha Gabigol gazetarëve, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Interi ndan në dysh skuadrën, Serie A dhe Liga e Evropës

“Duhet të kenë qenë 100-200 njerëz të cilët ishin duke më pritur vetëm mua. Unë nuk kisha shumë kohë për të bërë ndonjë gjë në Milano, por kam pasur darkë me miqtë dhe ishin tifozët që prisnin jashtë restorantit”.

“Unë kam qenë i kënaqur me të vërtetë me këtë mirëpritje, pasi kjo është shumë motivuese. Jam shumë i emocionuar nga ky mision i ri dhe dua për të provuar veten në Inter”, përfundoi talenti brazilian. /Telegrafi/

Exit mobile version