Gabriel Barbosa apo i njohur ndryshe si Gabigol është nisur nga Brazili për tu bashkuar me skuadrën e tij të re, Interin.
Sulmuesi brazilian ishte transferimi i fundit i gjigantit italian në afatin kalimtar veror, ku u pagua për një shifër rreth 29 milionë euro.
Megjithatë, Gabigol nuk iu bashkua menjëherë Interit shkaku i ngarkesës së tij të madhe në lojërat olimpike dhe skuadra italiane i dha disa ditë pushim.
Tani ka ardhur koha që Gabigol të niset për në Itali dhe këtë e ka lajmëruar vet në profilet e tij në rrjetet sociale.
“Më në fund erdhi ora ime për tu nisur (për në Itali), Shihemi shpejt Brazil”, ka shkruar Gabigol në ‘Facebook’. /Telegrafi/