Site icon Telegrafi

Gabigol e do fanellën me numrin 10

Gabriel Barbosa ka thënë se do të ishte i nderuara nëse Interi do t’i dhuronte atij numrin 10 në fanellë për sezonin e ardhshëm.

Numri ka mbetur pa ‘pronar’ pas largimit të Stevan Joveticit drejt Sevilla në afatin kalimtar të janarit.

“Do të ishte një nder ta vishja fanellën me numër 10 te Interi”.

“Shpresoj që të luajë më shumë që të marr një thirrje nga Kombëtarja e Brazilit”.

“Goli im i parë? Jam shumë i lumtur, kam punuar shumë që ta arrijë këtë. Kam biseduar me shokët e mijë dhe më thanë që mund të jetë një ditë speciale për mua”.

“Pasi shënova – në stadiumin ku edhe Ronaldo e ka shënuar golin e parë me Interin, festova shumë me shokët dhe fansat”.

“Nuk ndjeva diçka speciale para se të futesha në lojë, pasi isha gati dhe ku je gati, gjithçka mund të ndodh”, ka thënë Gabigol. /Telegrafi/

Exit mobile version