Telegrafi

Gabigol: Dua një shans nga Interi

Gabriel Barbosa (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol këmbëngul se do të donte një shans nga Interi, pavarësisht lidhjeve me West Ham Unitedin dhe Flamengon.

Sulmuesi, i njohur si Gabigol, u dërgua në huazim te ish-klubi i tij, Santosi, pasi nuk arriti të bëjë asnjë ndeshje si titullar në Serie A për Nerazzurët pas lëvizjes së tij në 2016.

Gabigol pati gjithashtu një huazim të dështuar te Benfica dhe supozohet gjerësisht se nuk ka vend për të në San Siro.

Lexo po ashtu Gabigol: Jam krenar që po lidhem me klube të shkëlqyera, por jam i lumtur gjithashtu që jam lojtar i Interit

Megjithatë, sulmuesi i ri brazilian beson në veten e tij dhe këmbëngul se do të donte një shans nga Interi.

Gabriel Barbosa (Getty Images)

“Para çdo vendimi unë dua të flas me Spallettin”, këmbënguli Gabigol duke folur për mediumin Panorama.

“Unë do të jem në Itali më 7 janar për një takim”.

Lexo po ashtu Golashënuesi më i mirë në Brazil, Gabigol me katër oferta nga Anglia

“Dua të me një shans te Interi”, përfundoi sulmuesi brazilian.

Ndryshe, Gabigol pëlqehet shumë nga anglezët e West Ham dhe brazilianët e Flamengos. /Telegrafi/