Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol këmbëngul se do të donte një shans nga Interi, pavarësisht lidhjeve me West Ham Unitedin dhe Flamengon.
Sulmuesi, i njohur si Gabigol, u dërgua në huazim te ish-klubi i tij, Santosi, pasi nuk arriti të bëjë asnjë ndeshje si titullar në Serie A për Nerazzurët pas lëvizjes së tij në 2016.
Gabigol pati gjithashtu një huazim të dështuar te Benfica dhe supozohet gjerësisht se nuk ka vend për të në San Siro.
Megjithatë, sulmuesi i ri brazilian beson në veten e tij dhe këmbëngul se do të donte një shans nga Interi.
“Para çdo vendimi unë dua të flas me Spallettin”, këmbënguli Gabigol duke folur për mediumin Panorama.
“Unë do të jem në Itali më 7 janar për një takim”.
“Dua të me një shans te Interi”, përfundoi sulmuesi brazilian.
Ndryshe, Gabigol pëlqehet shumë nga anglezët e West Ham dhe brazilianët e Flamengos. /Telegrafi/