Agjenti i Gabriel Barbosas siguron se sulmuesi është duke bërë me të vërtetë mirë në Inter, dhe do të provojë të tregoj vlerën e tij.
Braziliani arriti nga Santos në verë në një transferim që kushtoi rreth 30 milionë euro, por deri më tani ka luajtur në tri ndeshje në një total prej vetëm 21 minuta.
Përfaqësuesi i tij ka paralajmëruar më herët se 20-vjeçari mund të lëvizë në qoftë se ai nuk është duke luajtur, por duket se ka zbutur qëndrimin e tij.
“Gabriel ka një kontratë me Interin deri në vitin 2021. Ai është vetëm 20 vjeç, po gjendet mirë me shokët e skuadrës dhe ka potencial të madh”, ka thënë Riberiro gjatë një interviste për FCInter1908, përcjell Telegrafi.
“Ai dëshiron të luajë dhe i pëlqen të luajë. Qëllimi i tij është të tregoj se Interi kanë bërë një marrëveshje të madhe duke e sjellë atë në skuadër”, përfundoi agjenti i Gabigol. /Telegrafi/