Mesfushori i Atletico Madridit, Gabi, ka pranuar se ishte me fat që skuadra e tij nuk u ndëshkua me penalti në fitoren 2-0 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Dy gola nga Antoine Griezmann i kualifikuan Los Rojiblancos në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Në fund të ndeshjes ishte një moment kundërthënës, kur Gabi preku topin me dorë afër zonës së rreptësisë, por gjyqtari vendosi për gjuajtje nga distanca në vend të penaltisë.
Nga gjuajta e lirë, Lionel Messi nuk arriti të realizonte golin që do ta dërgonte ndeshjen drejt vazhdimeve.
“Ishte lojë me dorë, nuk e di nëse ishte brenda apo jashtë. Nganjëherë i fiton, nganjëherë jo”, ka deklaruar Gabi.