Telegrafi

Gabi: Besojmë te fitorja, shpresoj të fitojmë LK-në

Getty Images

Kapiteni i Atletico Madridi, Gabi, ka folur para derbit madrilen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Spanjolli ka thënë se beson te fitorja dhe shpreson të fitojnë në finale.

“Shpresojmë që rezultati kësaj here ndryshe nga ato të mëparshme. Real Madridi janë një skuadër shumë e kompletuar, por ashtu është edhe Atletico”.

“Duhet të kontrollojmë emocionet, për mua nuk është diçka speciale të përballem me Los Blancos. Objektivi ynë është të fitojmë në finale të Ligës së Kampionëve pas kaq shumë përpjekjeve”, ka thënë Gabi.

Gabi nuk ka shënuar asnjë gol apo asistim këtë sezon në La Liga. /Telegrafi/