Në takimin e dyditor të Komitetit të përbashkët ndërdisiplinor për histori, arsim dhe çështje arkeologjike të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë që u mbajt në Shkup fundjavën e kaluar, janë përafruar qëndrimet në lidhje me konceptet e të dyja palëve, ndërsa është konfirmuar edhe dinamika e takimeve të ardhshme, deklaroi nënkryetari i Komitetit të palës së Maqedonisë, Viktor Gaber.
“Atmosfera ishte kolegiale, konstruktive. Bëhet fjalë për dy koncepte që duhet të përputhen, dhe atë jo kundërthënës sepse bëhet fjalë për dy sisteme arsimore të cilat me vite kanë ndërtuar dhe që kanë historinë e tyre, ndërsa duhet të ketë edhe të ardhme të përbashkët”, tha Gaber.
Ajo që duhet të shmanget në tekstet shkollore është armiqësia në trajtimin e njërës palë tek tjetra në të dy drejtimet, për gjeneratat e reja që të edukohen në frymën e vlerave evropiane të solidaritetit, besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellët.
Në takimin në Shkup u shqyrtuan tekstet shkollore mbi historinë dhe gjeografinë për arsimin fillor dhe të mesëm. Është një material i madh, prandaj, thotë Gaber, takimet u shtynë dy herë me kërkesë të palës greke./Telegrafi/