Manolo Gabbiadini thuhet se është i gatshëm për të refuzuar një ofertë prej 20 milionë euro nga Stoke City, pasi sulmuesi i Napolit nuk është i bindur.
Sulmuesi italian rrallë herë ka filluar ndeshje në Serie A sezonin e kaluar, pasi Gonzalo Higuain ishte i pazëvendësueshëm, dhe kështu që është duke marrë parasysh një largim gjatë verës.
Megjithatë, deri tani ai nuk ka qenë i etur për të pranuar ndonjë nga destinacionet e mundshme, duke përfshirë Wolfsburg dhe Tottenham Hotspur.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Sipas La Gazzetta dello Sport, edhe skuadra e Xherdan Shaqirit, Stoke City, ka bërë një ofertë në vlerë prej 20 milionë në Napoli, por Gabbiadini nuk është i kënaqur me këtë.
Ish-sulmuesi i Sampdorias dëshiron një klub që në fund të fundit do të jetë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/