Telegrafi

G8: Nevojiten investime në energjetikë

"Kriza momentale ekonomike nuk guxon të shkaktojë anulim të investimeve në projektet e planifikuara energjetike, të rëndësishme për shërimin e ekonomisë botërore", thuhet në kumtesën e përbashkët të ministrave të energjetikës të vendeve anëtare të G8-shit.

Paraprakisht, Agjencia ndërkombëtare për energjetikë (IEA) publikoi se investimet e kompanive të naftës sivjet janë zvogëluar për rreth 100 miliardë dollarë, ose 21 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Njëherit, IEA-ja paralajmëroi se çmimi i naftës gjatë pesë viteve të ardhshme do të mund të rritej dukshëm, meqë kompanitë e këtij sektori, të përballur me recesionin më të madh gjatë gjashtë dekadave të fundit, dukshëm zvogëlojnë investimet në projekte të reja.