Telegrafi

G8-a, takim dy ditor në Francë

Në këtë samit, liderët e G8-ës, pritet të përkrahin një pako ndihmëse multi-miliardëshe për Tunizinë dhe Egjiptin, pas kryengritjeve të “pranverës arabe”, që largoj nga pushteti dhe udhëheqësit autokrat të tyre.

Situata në Libi është gjithashtu në agjendë. Vëmendje pritet t’i kushtohet edhe asaj se kush do ta udhëheqë Fondin Monetar Ndërkombëtar, pas largimit të Dominik Shtraus Kanit, që do të përballet më akuzat për dhunim në tentativë në Nju Jork.

Ministrja franceze e financave, Kristinë Lagard, është duke garuar për këtë pozitë pasi e morri përkrahjen e BE-së. /Telegrafi/