Telegrafi

G8-a pritet t’i shpallë luftë urisë

Presidenti Obama do të takohet me përfaqësues nga Angola, Algjeria, Nigeria, Senegali, Banka Botërore dhe organizma të tjera për të diskutuar se si ndihmat mund të stimulojnë prodhuesit e vegjël bujqësorë.

Sipas këtij projekti, ata duhet të ndihmohen që t’i sigurojnë vetë ushqimet e tyre.

Për këtë projekt pritet të jepen 15 miliardë dollarë për një periudhë trevjeçare.

Programi i Kombeve të Bashkuara për ushqimin llogarit se një miliardë njerëz në të gjithë botën janë të kequshqyer. /bbc/