Telegrafi

G8-a: 20 miliardë dollarë për reformat në Egjipt dhe Tunizi

Premtimi u bë përmes një deklarate përfundimtare që u bë publike në fund të samitit të G8-ës, që u mbajt në Dovill të Francës.

Në këtë deklaratë, liderët e G8-ës gjithashtu kanë thënë se lideri i Libisë. Muamer Gadafi, duhet të largohet ndërsa i bëhet presion edhe regjimit në Siri që “të mos e përdorë më forcën dhe frikën” kundër popullit të saj.

Liderët e Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Rusisë dhe SHBA-ve, kanë paralajmëruar për “masa të mëtejme”, nëse regjimi sirian dështon që t`i kushtojë vëmendje kësaj thirrjeje”. /Telegrafi/