Telegrafi

G8, 20 mld $ kundër varfërisë

Deklarata në fjalë parashikon rritjen e investimeve për këtë fushë nga 15 në 20 miliardë dollarë.

Liderët botërorë janë angazhuar që shuma në fjalë të aplikohet për tre vitet e ardhshme.

Gjithashtu, edhe pse kanë pranuar se ka shenja stabilizimi të ekonomisë botërore, liderët e G8 kanë premtuar angazhimin e tyre për zbatimin e vendimeve të marra në samitin e Ëashingtonit dhe Londrës.

Ata janë shprehur njëzeri se, politikat për mbështetjen e ekonomisë botërore dhe për ripërtëritjen e sistemit financiar global do të vazhdojnë për gjithë kohën e nevojshme.